Hani i Elezit 23.04.2011
Komuna e Hani të Elezit është ndër komunat e para në Kosovë që ka filluar hartimin e Planeve Zhvillimore brenda në komunë duke shfrytëzuar kapacitetet komunale.
Bartëse e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Urban nga komuna e Hanit të Elezit është Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis, e cila në këtë proces ka bashkëpunuar me Programin për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP) implementuar nga UN-HABITAT dhe financuar nga Sida, si dhe është përkrahur nga Instituti për Planifikim Hapësinor që vepron në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Plani Zhvillimor Urban është plan me karakter strategjik multi-sektoral dhe ka për qëllim të jap vizionin dhe orientimet e qarta për zhvillimet e ardhshme në zonën urbane.
Më 29 prill 2011, me fillim në orën 10:15 në sallën e Shtëpisë së Kulturës, komuna bën hapjen ceremoniale të shqyrtimit publik të draft-Planit Zhvillimor Urban të Hanit të Elezit 2010-2025+. Shqyrtimi publik do të jetë i hapur për qytetarë deri me datë 29 maj 2011. Shqyrtimi publik është mundësia e fundit që banorët dhe pjesëmarrës të ndryshëm të japin komentet e tyre, ngrisin çështjet dhe propozojnë ndryshime në lidhje me propozimet e planit para se ky plan të marrë aprovimit përfundimtar në Kuvendin Komunal të Hanit të Elezit
Zyra për Informim
Zyra për Informim
Komuna e Hani të Elezit është ndër komunat e para në Kosovë që ka filluar hartimin e Planeve Zhvillimore brenda në komunë duke shfrytëzuar kapacitetet komunale.