Hani i Elezit 14.08.2013
Qytetarët e komunës së Hanit të Elezit në debat publik shqyrtuan draft Planin Rregullues Urban për Qendrën dhe Lagjen e Parkut (lagja mbi magjistrale) i Hanit të Elezit. Ky takim publik është pjesë e hartimit të këtij plani dhe organizohet nga Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal, financuar Suedia përmes Sida-s dhe implementuar nga UN HABITAT-i.
Komuna e Hanit të Elezit ka filluar të hartojë Planin Rregullues Urban për Qendrën dhe Lagjen e Parkut me mbështetjen teknike të planerëve të UN Habitat-it.
Qytetarët e Hanit të Elezit dhe palët tjera të interesuara kishin rastin të informohen, diskutojmë dhe të japin propozimet finale të tyre rreth rregullave të propozuara për infrastrukturën e qytetit, shfrytëzimin e tokës, parcelat tyre, ndërtimet në to; peizazhin e qytetit.
Në fjalën përshëndetëse të këtij takim nënkryetari i komunës Muzafer Dernjani tha se komuna e Hanit të Elezit pas planit zhvillimorë dhe planit urbanë është në rrugë të mirë që të hartojë edhe një dokument shumë të rëndësishëm për komunën e Hanit të Elezit.
Ai shfrytëzoi rastin që të ftojë banorët e komunës që të marrin pjesë aktive në hartimin e këtij dokumenti duke shfrytëzuar rastin që për një muaj të ardhshëm të japin komentet dhe sugjerimet e tyre që ky dokument të jetë sa më përmbajtjesorë.
Ndërsa znj. Gwendoline Mennetrier Shefe e UN-HABITAT-it në Kosovë tha se është kënaqësi e veçantë të jetë prezentë në këtë debatë në të cilë po shqyrtohet një dokument shumë i rëndësishëm për komunën tuaj.Vlera e këtij dokumenti është edhe më e rëndësishme për faktin se ku është realizuar nga vet komuna me përkrahjen e stafit tonë andaj këtë dokument duhet ta trajtoni si të juajin dhe duhet të kontribuoni në plotësimin dhe përmirësimin e tij.
Ky takim do të shërbejë edhe si hapje formale e periudhës 30 ditore të shqyrtimit publik të dokumentit. Dokumenti me kornizën rregulluese (duke përfshirë edhe hartat) do të jetë në dispozicion të çdo të interesuari nga data 14/08/2013 deri më 16/09/2013 për komente dhe sugjerime. Dokumenti do të jetë i prezantuar në Zyrën e Urbanizmit në kuadër të administratës komunale dhe njëri nga zyrtarët komunalë do të ndihmojë çdo palë të interesuar gjatë këtij procesi.
Prezantimin i kornizës rregulluese të Planit Rregullues Urban (PRRU) para qytetarëve e bënë z.Durim Dernjani Menagjer i Projekteve, në komunën e Hanit të Elezit dhe z. Sami Stagova ekspert i UN-Habitat-it.Pas prezantimit pasoi edhe debati me qytetarët ku u dhanë propozime të ndryshme në pasurimin këtij dokumenti.
Zyra për Informim