Hani i Elezit 06.06.2013
Shumë aktivitete sportive dhe kulturore në kuadër të “Javës Kulturore –Hani i Elezit 2013”.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve vëmendje të veçantë për qytetarët dhe adhuruesit e artit figurativ në Han të Elezit ngjalli ekspozita e artit figurativ nga bashkatdhetari i jonë Aman Kuka, i cili jeton dhe e punon në Bruksel të Belgjikës.
I frumëzuar nga zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit dhe duke shfrytëzuar fotot e postuara në faqet sociale të fotografit Isa Shkreta, z.Kuka i përjetësoi ato në artë figurativ.
Për grumbullimin dhe përgatitjen e kësaj ekspozite është kujdesur z. Shaban Çupi i cili para artdëshësve i prezantoi në sallën e kuvendit të komunës së Hanit të Elezit.Kjo ekspozitë përmban piktura me motive të ndryshme nga komuna e Hanit të Elezit.
Në shkrimin e tij, z.Kuka duke falënderuar për iniciativën për prezantimin kësaj ekspozite, thotë se “nëpërmjet pikturës kam gjetur hapësirën që të jem më afër vendlindjes dhe vendasve të mijë, për tu frymëzuar nga Lapidari i Dëshmorëve që të shprehi respektin tim për gjakun e dëshmorëve dhe për familjet e dëshmorëve, që të ju përkujtojë se edhe pse larg nga vendlindja do të jemi afër jush dhe gëzimet dhe të arriturat ti ndajmë së bashku”.
Bashkatdhetari Aman Kuka, punon dhe vepron në Bruksel të Belgjikës si udhëheqës kryesorë në “Radio Mërgimi” i cili është në shërbim të komunitetit Shqiptarë në diasporë dhe ka luajtur rolë të rëndësishëm në prezantimin e zhvillimeve historike në Kosovë, Maqedoni dhe trevat tjera Shqiptare.
Zyra për Informim