Hani i Elezit 13.09.2011
Drejtoria për buxhet dhe financa sot para qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit prezantoi projeksionet buxhetore për vitin 2012.
Në dëgjimin publik –Planifikimet buxhetore për vitin 2012-komuna e Hanit të Elezit ka planifikuar të ketë një buxhet në vlerë prej 1.686.727 €.
Plani i ndarjeve buxhetore të shpenzimeve totale sipas programeve do të jetë;
-Paga dhe mëditje -993.908.oo €
-Mallra dhe shërbime -151.731.oo €
-Shpenzime Komunale – 30.795.00 €
-Subvencione dhe transvere -17.000.oo €
–Shpenzime kapitale -493.024.oo €
Kryetari i Komunës Rufki Suma tha së komuna e Hanit të Elezit për vitin 2012 do të ketë në dispozicion vetëm 493.024.00 € për shpenzime kapitale ose për investime në projekte të ndryshme në komunën tonë.
Duhet të jemi shumë realist se këto mjete janë shumë pak për të plotësuar të gjitha ato projekte dhe investime për të cilat qytetarët kanë nevojë dhe për të cilat edhe ne si ekzekutiv i kemi pranuar si shumë të arsyeshme,tha më tej z.Suma.
Megjithatë ekzekutivi i komunës i ka identifikuar gjithsej 21 projekte në të cilat ka planifikuar të shpërndajë këto mjete, duke i cilësuar si më urgjente tha z.Suma duke i prezantuar para të pranishmëve ,dhe se megjithatë iu mbetet qytetarëve që ti plotësojnë edhe me ndonjë ide ose propozim ,në mënyrë që para kuvendit të paraqesim një dokument që në tërësi do ti plotësoj kërkesat e juaja në korniza të këtij buxheti të projektuar.
Edhe pse në këtë moment ne duhet që të planifikojmë vetëm brenda kësaj kornize buxhetore ,mbesim me shpresë se edhe gjatë vitit 2012 do të gjejmë mirëkuptim si nga Qeveria por edhe nga donatorët e ndryshëm për të na përkrahur me ndonjë projekt,duke e përmendur këtë vit ku janë gjasat e mira që deri në fund të vitit të kemi investime me vlerë deri më 1.350.000.oo €.
Zyra për Informim