Prezantimi dhe publikimi i krimeve të luftës tani ka një adresë institucionale, është Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, i cili ka marrë mbështetjen e plotë të organeve të drejtësisë.
Ky ishte mesazhi të cilën e sollën anëtarët e këtij instituti me në krye, Prof. Dr Ismet Salihu,në takim me nënkryetarin e komunës së Hanit të Elezit z. Muzafer Dernjani .
E drejta jonë e luftës dhe vuajtjet tona , do të argumentohen në mënyrën më të mirë profesionale dhe shkencore, jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen dhe gjeneratat që do të vijnë,tha z. Salihu duke shtuar se qëllimi i këtij takim është që të njoftojmë të gjithë institucionet relevante të cilët kanë ose mundë të sigurojnë dëshmi dhe argumente të bashkëpunojnë me Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës si institucion publik hulumtues me qëllim të mbledhjes,sistematizimit, përpunimit dhe publikimit të dhënave për krime kundër paqes, krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe akteve të gjenocidit të kryera në Kosovë gjatë vitit 1998, deri në qershor të vitit 1999 dhe do të veprojë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Kemi bërë në mënyrë institucionale përpjekjet për zbulimin e asaj çfarë ka ndodhur në komunën e Hanit të Elezit, ka thënë z. Muzafer Dernjani ,duke shtuar se me vendim te Kuvendit të Komunës është formuar komisioni për hulumtimin e të gjitha fakteve dhe krimeve të ndodhura në këto anë nga okupatori serb.Pas një pune shumë serioze komisioni ka njoftuar kuvendin me punën e bërë dhe i materiali në fjale tashmë është në dorë të prokurorit të shtetit.
Formimi i Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës me siguri se do ti jep dinamikë tjetër procesit të grumbulliit dhe trajtimit relevant këtij procesi shumë të rëndësishëm tha z. Dernjani duke shtuar se Komuna e Hanit te Elezit do të mbështes dhe kontribojë me të gjitha kapacitetet punën e këtij institucioni.
Zyra për Informim