Pas marrëveshjes me Poliklinikën “Pleura”, me përfaqësuesin Mumin Hyseni ku ofruan 30% zbritje për çdo shërbim që ofron kjo klinikë për banorët e Hanit të Elezit me kushte të vështira ekonomike për të gjitha kategoritë e luftës, ndërsa sot zhvilluam një takim tjetër, ku mirëprita Mumin Hysenin dhe pulmologen Fatiri Hyseni, të cilët më njoftuan se janë të gatshëm që të ofrojnë shërbime të pulmologjisë falas për të gjithë banorët e Hanit të Elezit.
Ky shërbim do të ofrohet një herë në javë, duke filluar nga java e ardhshme nga pulmologia Dr. Fatiri Hyseni, në objektin e QKMF-së në Han të Elezit, ndërsa për orarin e saktë, do të ju njoftojmë me kohë.
Falënderimet më të sinqerta për Poliklinikën “Pleura” , konkretisht Mumin dhe Fatiri Hyseni.