Hani i Elezit 10.01.2013
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim rasti Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj, nënkolonel Gazmend Hoxhën, Zëvendësdrejtorin Regjional Basri Shabanin dhe Komandantin e Stacionit Policorë të Kosovës në Han të Elezit z.Nuhi Demën.
Zyrtarët nga policia regjionale e Kosovës nga Ferizaj uruan Kryetarin Suma me rastin e rizgjedhjes në krye të komunës së Hanit të Elezit, duke shpresuar në vazhdimësin e bashkëpunimit shumë të mirë me Policinë e Kosovëz.
Drejtori i DRP-së, nënkoloneli, Gazmend Hoxha,tha se gjatë vitit 2013 policia e këtij rajoni ka pasur rezultate të mira në zbatimin e obligimeve ligjore.Këto rezultate të mira janë realizuar edhe falë bashkëpunimit me institucionet përkatëse në këtë rast komunat e regjionit të Ferizajt.
Në anën tjetër kryetari Suma theksoi raportet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të komunës së Hanit të Elezit me strukturat e Policisës së Kosovës në teritorin e Komunës së Hanit të Elezit.
Ai tha se ky bashkëpunim është i përhershëm si me Stacionin e Policisë së Kosovës në Han të Elezit por edhe me Policinë Kufitare dhe Policinë e Vijës së Gjelbërt.
Kryetari Suma tha se falë këtij bashkëpunimi kemi kontribuar bashkë në parandalimin dhe eliminimin e dukurive negative dhe tentimeve për prishjen e rendit dhe qetësis publike në komunën e Hanit të Elezit.
Zyra për informim