Hani i Elezit-27.01.2011
Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit sot mbajti seancën e parë për vitin 2011 të planifikuar me këtë rend pune;
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar
2.Propozim vendim për formimin e një komisioni për grumbullimin e dëshmive për përgatitjen e padis kundër Sërbis për krimet e bërë në territorin e Komunës së Hanit të Elezit gjatë viteve 1989-1999
3.Miratimi i raportit të punës të kryetarit të Komunës për vitin 2010
4.Miratimi i shpenzimve buxhetore për vitin 2010
5.Miratimi i raportit të punës të Kuvendit Komunal për vitin 2010
6.Miratimi i raportit të punës të Komitetit për Komunitete.
Mirpo që në fillim të seancës anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa kërkuan nga këshilltarët e kuvendit që si pikë e rendit të ditës të futet edhe çështja e privatizimit të ,,Sharrcemit”
Pas këtij miratimi pasoi edhe një debat pothuaj se njëorëshe për procesin e privatizimit të këtij kombinati duke marrë parasysh shumë pakjartësi që përcjellën këtë proces,dhe me shumice të votave këshilltaret vendosën që në emër të Kuvendit Komunal ,Kryetari i Komunës të ngre padi kundër AKP-së në lidhje me ligjshmërin e procesit të privatizimit të ,,Sharrcemit’.
Pika e dytë e rendit të ditë ishte e veçante për shkakun se që të gjitha grupet e këshilltarëve fuqishëm përkrahën iniciativën e Kryetarit të Komunës Rufki Suma që të formohet një komision që do të filloj me grumbullimin e dëshmive për krimet dhe dëmet që i ka bërë regjimi Sërb në teritorin e Komunës së Hanit të Elezit gjatë viteve 1989-1999.
Po do të padisim Serbinë- ishte e padiskutueshme nga këshilltarët.
Ajo që për një moment ndau mendimet e këshilltarëve ishte vetëm cili do të ishte viti prej të cilit të fillohen të numërohen krimet ,duke pas parasysh se kjo histori e krimeve mundë te filloj që nga viti 1912 e me herët,mirpo megjithatë këshilltarë sot vendosë që ky komision fillimisht të emërohet dhe të filloj me grumbullimin e dëshmive dhe më pastaj të në konsultim me exspertët e kësaj fushe të vendoset për vitin dhe në cilën Gjykatë të adresohet kjo padi
Këshilltarë e të gjitha grupeve politike u dakorduan qe këtë komision ta emëroj Kryetari i Komunës z.Suma.
Në vazhdim seanca e Kuvendit Komunal shqyrtoi raportet e të cilat vijuan si pika të rendit të ditës dhe me disa vërejtje dhe sugjerime ata u miratuan nga këshilltarët.
Zyra për informim
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit fuqishëm përkrahën iniciativën e
Kryetarit të Komunës Rufki Suma për të paditur Serbinë