Sonte ishte nata e dytë e Festivalit, ku ashtu si edhe dje, në Han të Elezit zbarkuan tradita nga treva të ndryshme shqiptare.
Në natën e sotme na dhanë emocion e plot ngjyra në kostume, valle e këngë nga këto ansamble dhe shoqëri kulturore:
1. SHKA “Bresana” – Bresanë
2. SHKA “Anamorava” – Viti
3. SHKA “Shqipet e Drenicës” – Drenas
4. AKV “Zëri i Kamenicës” – Kamenicë
5. SHKA “Duflla” – Saraj
6. SHKA “Bajram Shabani” – Kumanovë
Nesër do të jetë nata e tretë me 6 garues të tjerë, e poashtu natë finale ku edhe do të ndahen çmimet sipas kategorive.
Jua rikujtoj, me datë 11 Qershor 2024, në ora 18:00 do të jetë defiljea , e më pas në orën 19:00 do të fillojë nata etretë e Festivalit.
Ju mirëpresim!