Po vazhdon edhe këtë vit realizimi i projektit “DREJT MALIT”, i cili organizohet në partneritet ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), Universitetit të Prishtinës, si dhe me implementim nga Federata e Sportit Shkollor e Republikës së Kosovës (FSShRK). Projekti po realizohet në një nga pikat turistike të Kosovës, në Brezovicë.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë nxënës nga të gjitha shkollat fillore të Komunës së Hanit të Elezit, nën udhëheqjen e mësimdhënësve, duke përfituar nga përvoja sportive dhe rekreative që ofron ky projekt.
Nxënësit entuziastë të së tashmes, profesionistët e mëdhenj të së ardhmes!