Gjatë ditës së sotme, në Komunën e Hanit të Elezit ritheksuam partneritetin me organizatën TOKA në fushën e edukimit dhe rinisë duke nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për katër vitet e ardhshme.
Kjo marrëveshje 4-vjeçare synon realizimin e projekteve konkrete për edukimin dhe fuqizimin e të rinjve në komunën tonë.
Vlerësoj bashkëpunimin me TOKA-n dhe mbetem i përkushtuar që, së bashku, të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë tanë!