Vazhdës së procesit zgjedhor për këshillat lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane të komunës së Hanit të Elezit, me një pjesëmarrje shumë të lartë iu përgjigjen banorët e fshatit Dërmjak dhe fshati Paldenicë.
Banorët e fshatit Dërmjak unanimisht vendosën që këshilli i tyre lokal të përbëhet nga 5 anëtarë
Ata vendosën që krytarë i këshillit të zgjedhet Tahir Curri ndërsa për anëtarë të këshillit:
Hajrun Curri
Nazim Curri
Rrahman Curri
Ragip Curri
Ndërsa në fshatin Paldenicë mbi 150 pjesmarrës i dhanë legjimitet të plotë e demokratik procesit zgjedhorë të këshillit lokalt të këtij fshati.
Duke respektuar përfaqësimin e të gjitha lagjeve dhe komuniteteve të këtij fshati ata vendosën që këshilli i tyre lokal të përbëhet nga 9 anëtarë.
Me vota të mbyllura banorët e fshatit Paldenicë për kryetarë të këshillit zgjodhën Xhevahir Dernjanin ndërsa për anëtarë të këshillit do të jenë:
Haki Ramuka
Adrafi Dernjani
Izet Dernjani
Izet Hasotiqi
Vahid Çupi
Nexhat Thaqi
Asllan Krasniqi
Rrahim Axhami
Procesi zgjedhor për këshillat lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane të komunës së Hanit të Elezit përkrahet dhe bashkëfinancohet nga HELVETAS –Swiss Intercooperation -DEMOS
