Hnai i Elezit 29.09.2010
Me një solemnitet rasti para nje numri të madhë të qytetarëve dhe musafirëve të ftuar, sot është bërë përurimi i ujësjellësit të qytetit të Hanit të Elezit.
Kjo vepër , që është fryt I një bashkëinvestimi ka kushtuar 425.000 euro ,prej të cilave Qeveria Zvicerane përmes Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim ( SCO) dhe Agjensionit Austriak për Zhvillim (ADA) kanë participuar me 217.000 euro, Kompania ,,Sharrcem” me 30.000 Euro dhe Komuna e Hanit të Elezit me 178.000 euro.
Implementuesi I këtij projekti është CDI-ja.
Në emër të qeverisë Zvicrane Drejtori I projektit për zhvillim rajonal të Europës Jug-lindore z.Kurt Kunc tha se sot ndihet shumë I lumtur kur sheh para vetes nje vepër shumë të rëndësishme për qytetarët e Hanit të Elezit.dhe premtoi se Zyra Zvicerane do të vazhdojë që të kontriboj edhe në projekte tjera në Komunën e Hanit të Elezit , gjithnjë me qëllim të mirëqenies se qytetarëve.
Duke përshëndetur të pranishmit Kryetari I Komunë së Hanit të Elezit z. Rufki Suma tha se sot po përurojmë një projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët e Komunës sonë , ujësjellsin e qytetit,që do të furnizon qytetarët me 22 litra ujë në sekondë,ujë të përpunuar me paisjet ndër më modernet të këtij lloji .
Z.Suma me këtë rastë falemënderoi të gjithë donatorët që kontribuan për këtë vepër , dhe tha se nëse ky ujë do të shfrytëzohet pa u keqpërdorë dhe nëse do të bëhet një menaxhim I mire,kemi bërë një zgjedhje të qëndrueshme dhe afatgjate të kësaj natyre.
Z.Suma edhe me këtë rast theksoi nevojë urgjente për themelimin e një kompanie publike që do të menaxhonte me këtë ujë.
Në fundë prerjen solemne të shiritit e bënë Kryetari I Komunës z. Rufki Suma dhe në emër të Qeverisë Zvicerane z. Kurt Kunc.
Zyra për Informim