Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapsinorë Komunal (MuSPP), i financuar nga shteti Suedez përmes SIDA-s dhe implementuar nga UN HABITAT-i, realizuan edhe një projekt të rëndësishën të përbashkët në përmirësimin e infrastrukturës dhe hapsirër së gjelbërt publike në Hanin e Elezit.
Në mënyrë solemne sot është bërë përurimi” Projektit të rregullimit të rrugës nga Shkolla Fillore “Ilaz Thaç” deri të Dheu i Bardhë “.
Në aktin e përurimit ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma, znj.Gwendoline Mennetrier, udhëheqëse e UN Habitat-it në Kosovë, nxënës e arsimtarë të shkollës fillore “Ilaz Thaçi” dhe qytetarë tjerë të Hanit të Elezit.
Duke i përshëndetur të pranishmit kryetari i komunës Rufki Suma falënderoi në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit, Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapsinorë Komunal (MuSPP), i financuar nga Qeveria Suedeze për kontributin e dhënë në zhvillimin e komunës së Hanit të Elezit. Kryetari Suma tha se përurimi i këtij projekti është në vargun e shumë projekteve të përbashkëta të cilat janë realizuar gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit.
Ky projekt është dizajnuar nga ekipi komunal i planifikimit dhe zyrtari i planifikimit lokal të MuSPP/UN-HABITAT, për të përmirësuar gjendjen brenda zonës urbane si dhe me rregullimin e rrugës veriore do të mundësojë nxënësve të pjesës veriore të qytetit një qasje më të mirë dhe më të lehtë për në shkollën fillore “Ilaz Thaçi”. Rregullimi i kësaj rruge do të shërbej edhe për banorët e kësaj zone që do të përmison lidhjen e pjesës veriore drejt hapësirave të qendrës së qytetit tha kryetari Suma.
Ndërsa znj.Gwendoline Mennetrier, udhëheqëse e UN Habitat-it në Kosovë tha se përveç karakterit infrastrukturorë, rregullimi i një zone të caktuar në oborrin e shkollës do të përmison hapësiren shkollore, me qëllim kryesor nevojat e fëmijëve të moshës parashkollore.Sigurimi i qasjes më të mirë për nxënësit dhe qytetarët drejt objektit dhe hapsirave të shkollës fillore dhe funksionet e tjera urbane si dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit të zonës se identifikuar promovon qëndrueshmërinë e mjedisit jo vetëm në këtë hapsirë, por edhe brenda tërë komunës.
Gjatë ditës znj.Gwendoline Mennetrier i dorëzoi kryetarit të komunës Rufki Suma edhe “Planin për Menagjimin e Mbeturinave” plane ky i hartuar në bashkëpunim të zyrtarëve të komunës së Hanit të Elezit dhe Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapsinorë Komunal (MuSPP).Ajo me këtë rast e vlerësoi lartë angazhimin e komunës së Hanit të Elezit në zhvillimin e përgjithshëm duke e cilësuar edhe si kampione e bashkëpunimit me programin e UN HABITAT.
Për të falënderuar për bashkëpunimin shumë të suksesëshëm ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapsinorë Komunal (MuSPP), i financuar nga qeveria Suedeze përmes Sida-s dhe implementuar nga UN HABITAT-i, kryetari Suma i dhuroi znj.Gwendoline Mennetrier "Mirënjohje" dhe Emblemën e Komunës së Hanit të Elezit.
Zyra për Informim