Viti 2012 për ekzekutivin e komunës së Hanit të Elezit ishte promovuar si vit i investimeve në avancimin e procesit edukativo –arsimorë si në infrastrukturën fizike ashtu edhe në pajisjen e shkollave me mjete të teknologjisë informative .
Ky përkushtim i komunës së Hanit të Elezit është realizuar që me fillimin e vitit shkollorë, ku të gjitha shkollat e komunës ishin në gjendje shumë të mirë teknike për fillimin e vitit shkollorë.
Sot komuna e Hanit të Elezit realizoi edhe një pjesë të obligimit të marrë në këtë drejtim duke përuruar zyrtarisht realizimin e projektit ,, Furnizimi i shkollave me llaptop dhe projektor në komunën e Hanit të Elezit”.
Me këtë projekt planifikohet që të gjitha klasat , në të gjitha shkollat e komunës së Hanit të Elezit do të pajisen me nga një llaptop dhe projektorë me ç’rast nxënësit dhe stafi arsimorë tash e tutje, procesin mësimorë do të mundë ta zhvillojnë në kushte shumë më të avancuara në përputhje me të arriturat të cilat i mundëson teknologjia informative.
Për të promovuar këtë projekt ishin edhe ata që ndihmuan në realiziminin e tij : znj. Sade Owolabi, shefe e zyres se USAID per demokraci dhe qeverisje , znj. Ginka Kapitanova, drejtoreshe e programit USAID, Projeti DEMI (Democratic Effective Municipalities Initiative) , znj. Hanife Limani, eksperte per pjesemarrje te qytetareve , z. Sali Salihu, këshilltar për qeverisje lokale , znj. Flora Smith, asistente e programit.
Para nxënësve të Shkollës së Mesme të Lartë ,,Dardania “ kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma tha se, këtë projekt po e realizojmë falë grandit stimulues të USAID-it në vlerë prej 45.000 $ të cilën komuna e jonë e ka fituar duke treguar perforansë me të mirë në fushën e Shërbimeve Publike.Me shumë dëshirë mjetet nga ky grand ia kemi dedikuar arsimit , përkatësisht furnizimit të shkollave me pajisje teknologjike me qëllim të avancimit dhe modernizimit të procesit arsimorë në shkollat e komunës sonë. Me ndihmën e USAID-it kemi siguruar 50 llaptop dhe projektorë ndërsa së shpejti do të sigurojmë edhe mjetet tjera për ta përfunduar në tërësi këtë projekt tha z. Suma.
Për këtë kohë sa gjendem në Kosovë kam pasur rast që të vizitojë shumë shkolla dhe në të gjitha të ndjejë ngrohtësinë e mikpritjes,mirëpo ajo që ndjeva sot këtu në këtë shkollë , nga nxënësit e kësaj shkolle më bëjnë të besojë së udhëheqësja e kësaj komune ka bërë investimin më të mirë, ngase të investosh në rini është të investoni në ardhmërinë tuaj tha znj Sade Owolabi shefe e zyrës se USAID për demokraci dhe qeverisje.
Pas përurimit të projektit mysafirët nga USAID-i u pritën edhe nga Kryetari i komunës Rufki Suma me ç’rast u biseduan mundësit për bashkëpunim të mëtejshëm edhe në të ardhmen. Kryetari Suma tha se në situatë kur jemi të kufizuar me mundësit buxhetore planet tona i mbështesim edhe në ndihmat nga donatorët. Me këtë rast në emër të tim personal por edhe në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit dua që përmes jush të falënderoj USAID-in dhe Qeverinë Amerikanë për ndihmën e dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e mirëqenies të qytetarëve të komunës sonë por edhe të shtetit të Kosovës.
Në shenjë përkujtimi për këtë ngjarje dhe mirënjohje për kontributin e USAID-it në ndihmë komunës, Kryetari i Komunës Rufki Suma ,znj Owolabi i dhuroi Emblemën e komunës së Hanit të Elezit .
Zyra për informim