Shkolla fillore e mesme e ulët “Kështjella e Diturisë “ në Paldenicë me një ceremoni rasti përuroi ndërtimin e murit mbrojtës, projekt ky i identifikuar me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës të këtij institucioni edukativ arsimorë.
Ky projekt është realizuar në kuadër të bashkëpunimt të Komunës së Hanit të Elezit dhe Elementit Mbështetës Civilo-Ushtarak të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Në këtë ngjarje përveç stafit arsimorë dhe nxënësve të kësaj shkolle pjesmarrës ishin zyrtarë nga Elementit Mbështetës Civilo-Ushtarak të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë të udhëhequr nga Brigadier General Janson D. Boyles, Kryetari i komunës Rufki Suma dhe banorë të fshatiit Paldenicë.
Në fjalën e mirëseardhjes Drejtori i kësaj shkolle z.Emrush Dernjani tha se ndërtimi i murit mbrojtës të cilin e mundësoi Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është projekt i rëndësishëm në rregullimin e infrastruktures shkollore që reflekton në zbukurimin e ambientit të jashtëm dhe sigurisë të nxënësve të kësaj shkolle.
Kryetari i komunës Rufki Suma duke falënderuar për bashkëpunim shumvjeçarë me Elementin Civilo-Ushtarak të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë tha se përurimi i këtij projekti është vetëm një nga shumë projektet që SHBA-të përmes programeve të ndyshme kanë përkrahur komunën e Hanit të Elezit.
Kryetari Suma në veçanti falënderoi për prezencën e tij Brigadier General Janson D. Boyles i cili përkundër shumë angazhimeve ka gjetë kohë që të jetë prezent në këtë ngjarje.
Ndërsa Brigadier General Janson D. Boyles duke iu drejtuar të pranishmëve tha se ndjehet i lumtur që sot të jetë prezent në përurimin e këtij projekti.Për më tepër kur ky projektë ka bëjë me përmirësimin e infrastrukturës shkollore,
Gjenerali Boyles falënderoi komunën e Hanit të Elezit, Drejtorinë e Arsimit, dhe Stafin e shkollës “Kështjella e Diturisë” si dhe Kompaninë “Krasi” për bashkëpunim shumë të mirë me Elementin Mbështetë Civilo-Ushtarak për realizimin me sukses të këtij projekti.
Duke iu drejtuar nxënësve prezent, Gjenerali Boyles tha se dua të ju them disa fjalë nga zemra” Përkushtojuni mësimit nga se edukimi është process afatgjatë sa edhe vetë jeta e njeriut.Ju jeni e ardhmja e Kosovës dhe të arriturat dhe sukseset e juaja do të jenë të arriturat dhe sukseset e vendit tuaj” tha Gjenerali Boyles.
Për kontributin dhe mbështetjen e komunës së Hanit të Elezit nga ana e Elementii Civilo-Ushtarak të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë , Kryetari i komunës Rufki Suma nderoi me "Mirënjohje" Gjeneralin Janson D. Boyles .
Ngjarja përfundoi me një program muzikor të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.
Zyrtarët nga Elementit Mbështetës Civilo-Ushtarak të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë gjatë ditës vizituan edhe Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.