Hani i Elezit 16.11.2012
Në shkollën fillore të mesme të ulët ,,Kështjella e Diturisë”në fshatin Paldenicë në mënyrë solemne është bërë përurimi i projektit të USAID-it ,,Klasa e Shekullit 21”
Objektivi i përgjithshëm i Programit të USAID-it ,BEP,është përmirësimi i kapaciteteve institucionale të Qeverisë së Kosovës në sektorin e arsimit dhe përmirësimit të cilësisë së arsimit fillorë.Ky program është duke u financuar bashkarisht nga USAID-i dhe Qeveria e Kosovës. Aktivitetet e BEP-it janë në përputhje me Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë, 2011-2016 dhe tendencat arsimore globale dhe standardet e BE-së duke i kontribuar kështu hyrjes së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Klasa e Shekullit 21 do të përdoret si model për mësimin e lëndëve shkencore dhe të teknologjisë.Në këto klasa , nxënësit do të jenë në gjendje të ndërmarrin projekte që përfshijnë përdorimin praktik të elektronikës dhe mekanikës , si dhe dizajnime kompjuterike dhe robotike.
Udhëheqësi i programit USAID- BEP-it (Basic Education Program ) z. Keith Prenton në përurimin solemn tha se ndjehet shumë i lumtur që edhe në komunën e Hanit të Elezit po hapet Qendra për ngritje profesionale për mësimdhënësit.
Dëshiroj të urojë kryetarin e komunës Rufki Suma për investimet që janë bërë në arsim dhe të falemnderojë stafin e tij për bashkëpunim të mrekullueshëm me USAID-in.Shpresojë që kjo qendër do të kontribojë për të përmirësuar cilësinë e arsimit në shumë mënyra,si qendër trajnuese,seminare dhe takime profesionale.
Kjo qendë do të shërbejë edhe për takime jo formale apo takime profesionale ,vendë ku mundë të hulumtohen materialet e nevojshme për mësimdhënije.Jam veçanërisht i lumtur që komuna e Hanit të Elezit është duke punuar në hartimin e planit tre vjeqarë për zhvillim profesional të mësimdhënësve.Urojë që Drejtoria e Arsimit në këtë komunë të vazhdojë me sukses përpjekjet për të përmirësuar dhe avansuar procesin edukativ e arsimorë tha z. Prenton.
Duke falemnderuar për këtë projekt por edhe përkrahjen e vazhdueshme të cilën komuna e Hanit të Elezit në vazhdimësi ka pasur nga USAID-i , nënkryetari i komunës Muzafer Dernjani tha se vitin 2012 e kemi shpallur vit të arsimit , andaj do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që do të jenë në drejtim të realizimit të këtij synimi tonë.
Sigurisht se qëllimi i programit të USAID-BEP-it vetëm sa na inkurajon edhe neve si ekzekutiv që të bashkpunojmë me të gjitha kapacitete tona.Ngritja e cilësisë së arsimit si dhe modernizimi me pajisjet e nevojshme të teknologjisë informative për institucionet tona shkollore është në planet tona për realizim për vitin 2012,dhe se në këtë rrafshë po hasim në një pikë të përbashkët si me programin e USAID-it – BEP ,por edhe të MASHT-it ,andaj jam shumë i sigurtë se implementimi i plotë i këtyre projekteve do të rezultojë në përmirsimin e cilësisë së arsimit në komunën e Hanit të Elezit tha z. Dernjani.
Zyra për Informim