Hani i Elezit 12.07.2013
Në vazhdën e realizimit të shumë projekteve në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe Caritas-it të Luksemburgut, sot me një solemnitet rasti është përuruar fusha e sportit për nxënësit e shkollës fillore “Ilaz Thaçi” në fshatin Seqishtë.
Caritasi i Luksemburgut përmes strategjisë ”Zbutja e varfërisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm 2011-2013’’dhe komuna e Hanit të Elezit, përmes nënshkrimit të ,,Kontratës për Investime në Projekte të Përbashkëta”, kanë realizuar një mori të projekteve në shumë fusha në fshatin Seqishtë si përfituese në procesin e konkurimit të zhvilluar nga ana e Caritas-it të Luksembourgut. Ky bashkëpunim i referohet sektorit të Arsimit,Shëndetësisë dhe Veprimtarive për gjenerimin e të ardhurave që po realizohet qe dy vite në fshatin Seqishtë.
Duke mbështetur sektorët e përmendur Caritas-i po ndjekë qasjen e plotë dhe integruese në mënyrë që të zhvillojë komunitetin e fshatit Seqishtë, si dhe komunën e Hanit të Elezit në të mirën e të gjithë banorëve.
Në aktin e përurimit të këtij projekti morrën pjesë banorë të fshatit Seqishtë, zyrtarë nga Projekti i Caritas-it zyrtarë komunal, nxënës e arsimtarë, ndërsa shiritin e përurimit e prenë kryetari i komunës Rufki Suma dhe Michael Feit Zyrtarë nga Zyra Qendrore e Caritas-it në Luksemburg.
Për kryetarin Suma realizimi me sukses i këtij projeti është vazhdimësi e një bashkëpunimi shumë të mire të cilin e kemi realizuar me Caritas-in e Luksemburgut në kuadër të marrveshjes së mirëkuptimit. Kjo fushë e sportit do të jetë e mirëseardhun për nxënësit e kësaj shkolle, por do të jetë edhe në shërbim të aktiviteteve kulturore dhe sportive për rininë e fshatit Seqisht të cilët sot e tutje do të kenë në shfrytëzim këtë hapsirë sportive.
Bashkëpunimi me Caritas-in ka rezultuar në përmirësimin e jetës së banorëve të fshatit Seqishtë në shumë fusha, për të cilët ju jemi shumë mirënjohës, tha krytari Suma duke falënderuar zyrtarët e Caritasi-it për të shtuar se shpresojmë për një bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Ndërsa Michael Feit, zyrtarë nga zyra qendrore e Caritas-it në Luksemburg, tha se është vërtetë kënaqësi e veçantë kur realizohet një projekt i dedikuar për nxënësit dhe rininë.
Komuna e Hanit të Elezit është shembulli më i mire i një bashkëpunimi shumë të suksesëshëm të cilën Caritas-i është duke e realizuar. Ai vlerësoi shumë lartë bashkëpunimin e deritashëm cili ka rezultuar me një përkrahje të fuqishme në shumë fusha të rëndësishme të sektorit të Arsimit, Shëndetësisë dhe Veprimtarive për gjenerimin e të ardhurave .
Në simbolikë të këtij përurimi është zhvilluar edhe një ndeshje në futboll ndërmjet zyrtarëve të komunës së Hanit të Elezit dhe të komunitetit të fshatit Seqishtë.
Për realizimine projektit të ndërtimit të kësaj fushe sportive së bashku me pajisjet e nevojshme si dhe rrethojën e shkollës fillore “Ilaz Thaçi” në fshatin Seqishtë janë investuar 36.000.oo€.
Zyra për Informim