Hani i Elezit 18.04.2013
“Java e Bibliotekës në Kosovë” është bërë manifestimi kryesor i prezantimit të vlerave kulturore të Kosovës i cili pasurohet vazhdimisht me programe të caktuara profesionale për zhvillimin e bibliotekave, duke i artikuluar idetë dhe përvojat më të reja që kanë të bëjnë me format e komunikimit në botën e librit dhe të informacionit modern.
Në edicionin e sivjetmë të kësaj jave, pjesë e këtij manifestimi më të rëndësishëm për librin dhe bibliotekarinë ishte edhe komuna e Hanit të Elezit.
Që nga sot, me aktin solemn të përurimit, Hani i Elezit do të ket Bibliotekën Komunale që do të jet në shërbim të nxënësve, studentëve, studijuesëve dhe të gjithë dashamirësve të fjalës së shkruar.
Në këtë ngjarje të veçantë kulturore për komunën e Hanit të Elezit me prezencën e tyre nderuan përfaqësuesit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare e Kosovës me në krye z.Sali Bashota, z.Paul Engestad, zyrtar për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përfaqësues të bibliotekave nga komunat e Kaçanikut, Ferizaj, Gjilanit, Mitrovicës, Prishtinës dhe Pejës, përfaqësues të institucioneve të komunës së Hanit të Elezit e shumë qytetarë e dashamirës të librit.
Në fjalën e përshëndetëse, kryetari i komunës Rufki Suma para pjesmarrësve shprehu kënaqësin e veçantë që sot komuna e Hanit të Elezit me këtë përurim po dëshmon përkushtimin për të investuar edhe në zhvillimin dhe ngritjes të vlerave kulturore dhe arsimore për qytetarët e komunës.Ai tha se vendimi për themilimin e Biblotekës Komunale është marrë vitin e kaluar dhe që nga ajo kohë nuk kanë ndalur aktivitete për të ardhur deri në këtë moment që të jetsojmë atë vendim. Kryetari Suma me këtë rastë falënderoi të gjitha ata që ndihmuan në ngritje e kësaj Biblioteke, si Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare e Kosovës dhe Bibliotekën e Komunës së Kaçanikut.
Drejtori i BKUK-së, Sali Bashota, në këtë ceremoni foli për programin e javës në vijim, me të cilin do të përcillet kjo javë e njohur si “Java e Bibliotekës në Kosovë”. Ai është shprehur se "Java e Bibliotekës" është një nga aktivitetet kryesore që e ka ndihmuar procesin e zhvillimit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe bibliotekarisë në Kosovë. Një punë e madhe është bërë sidomos në lidhjen e bashkëpunimit me biblioteka anembanë botës, një kontribut thelbësor ky jo vetëm për këtë institucion, por edhe për kulturën tonë në përgjithsi. Ky aktivitet, që mbështetet edhe nga një varg institucionesh, në veçanti Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ka kontribuar shumë në zhvillimin e bibliotekave në vend. Këtë vit ky aktivitet është mbajtur dhe do të mbahet edhe në disa qytete të Kosovës, me qëllim që ky aktivitet të jetë më afër qytetarëve", ka tha ndër të tjera, drejtori Bashota duke uruar mirëseardhje edhe komunës së Hanit të Elezit në familjen e Bibliotekave të Kosovës.
Ndërs z.Paul Engestad, zyrtar për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, tha se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka kuptuar që institucionet kanë bërë përpjekje për të përmirësuar gjendjen e bibliotekave.
Kam zbuluar shumëçka për Kosovën, dhe ajo që kam mësuar është se zyrtarët qeveritarë dhe institucionet janë duke bërë të pamundurën që të çojnë përpara fushën e bibliotekarisë, tha z.Engestad. Ai uroi kryetarin Suma për përkushtimin e tij për themelimine kësaj biblioteke duke u zotuar se do të përkrahë edhe në të ardhmen ngritjen e sajë.
Në hapjen solemne të Bibliotekës së qytetit të Hanit të Elezit, bibliotekat nga komunat pjesmarrëse në këtë ngjarje i dhuruan Bibliotekës së Hanit të Elezit afro 1000 tituj për të kontribuar në pasurimin e saj me fondë të librave.
Në kuadër të aktiviteteve kulturore të përurimit të Bibliotekës Komunale të Hanit të Elezit, në hollin e Shtëpisë së Kulturës “ Imri Curri” për pjesmarrësit është prezantuar edhe një ekspozitë e fotografive të përzgjedhura të punuara nga nxënësit e shkollave të komunës së Hanit të Elezit, ndërsa në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur edhe sesioni punues me temën “Bibliotekat dhe misioni i tyre”. Pjesmarrësit në sesionin punues i përshëndeti kryetari i komunës Rufki Suma i cili me pak fjalë elaboroi zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit, ndërsa për përvojën në fushën e Bibliotekarisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pjesmarrësve në këtë sesion ua prezantoi znj.Elizabet Cromvell . Në vazhdim të puntorisë me punimet e tyre u prezantuan Teuta Demiri , Ramize Bajraktari , Fatime Mehmetaj, Shqipe Shala dhe Fadil Curri.
Për pjesmarrësit SH.K.A “SHARRI” nga Hani i Elezit është prezantuar me program muzikorë.
Aktivitetet me rastin e kësaj ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore për komunën e Hanit të Elezit u përmbyllën me një homazh të përbashkët në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Zyra për informim