Me përurimin e “Aneksit të Urgjencës” në kuadër të QKMF-së “Menduh Kaloshi” në Han të Elezit, shëndetsia primare e komunës së Hanit të Elezit bëri edhe një hap të rëndësishëm në avansimin dhe në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve të sajë.
Ky projekt është realizuar si projet i përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të kërkesës së parashtruar nga komuna e Hanit të Elezit, mbi arsyeshmërinë për ndërtimin e këtij objekti.
Në një ceremoni rasti ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Shëndetèsisë, përfaqësues të Elementit Mbështetës Civilo Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve publike të komunës dhe të stafit të QKMF-së me fjalë mirëseardhje i përshëndeti Shemsi Bushi drejtorë i QKMF-së “Menduh Kaloshi”
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma me këtë rast falënderoi të gjith ata që kontribuan që komuna e Hanit të Elezit të realizojë edhe një projekt të një rëndësie të veçantë siç është ky aneks.Ai me këtë rast në veçanti falënderoi Ministrinë e Shëndetsisë për investimin e bërë si dhe Përfaqësuesit e Elementit Civilo Ushtarak që kontribuan në kompletimin e kësaj qendre me kamera monitoruese.
Prerjen solemne të shiritit e bënë Kryetari I komunës Rufki Suma, Ardian Sejdiu këshilltar në Ministri të Shëndetësisë si dhe përfaqësues të Elementit Mbështetës Civilo Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.Pas inagurimit musafirët vizituan objektin si dhe zyrtarisht e vënë në shërbim të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit dhe më gjërë.
