Sot në shënimin e 26 vjetorit të rënies së dëshmorit Suad Brava, përkujtuam veprën, sakrificën dhe heroizmin e tij, i cili ishte vetëm 17 vjeç kur ra dëshmor për t’u ngritur përgjithmonë në piedestalin e lirisë së Kosovës, e me këtë rast bashkë me familjet e dëshmorëve, ekzekutivin, legjislativin, OVL UÇK dega e Hanit të Elezit si dhe miq e shokë të tjerë, bëmë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Poashtu, në orën e parë të mësimit, në shkollat e komunës u ligjërua nga mësimdhënësit për veprën dhe jetën e dëshmorit Suad Brava.