Në prillin e vitit 1999, Kosova kishte marrë flakë nga luftimet e ashpra me pushtuesin, e pas 26 vjetësh, po përkujtojmë heronjtë e Hanit të Elezit, të cilët ranë heroikisht në front të luftës duke mbrojtur tokën e Kosovës, ku Imer Vila bie dëshmor në Betejën e Rakocit tek vendi i quajtur Qafa e Drenushës, kurse Imri Curri bie dëshmor në Koshare.
Me këtë rast, në shenjë nderimi dhe mirënjohje për sakrificat dhe veprën e dëshmorëve Imer Vila dhe Imri Curri, sot bëmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, bashkë me stafin ekzekutiv, OVL-UÇK, familjarë të dëshmorëve, Policinë e Kosovës, zyrtarë komunalë, e pjesëmarrës të tjerë.
Nderimi u takon të rënëve për liri, ndërsa respekti çlirimtarëve!