Përkujtojmë sot dëshmorin e kombit Nehat Curri, i cili ra heroikisht me 21 qershor të vitit 2001, i cili sakrifikoi jetën për dashurinë ndaj atdheut. Nehati, i cili ishte vetëm 23 vjeç kur jeta e tij u shua nga dora mizore e pushtuesit, por nuk u shuan veprat e tij heroike, të cilat jehojnë edhe sot kudo në botën shqiptare.
Në nderim të dëshmorit Nehat Curri, bashkë me stafin komunal dhe institucionet tjera relevante të Komunës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të tjerë bëmë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Lavdi dëshmorit Nehat Curri!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!