Hani i Elezit 29.10.2012
Përfaqësues të institucioneve publike musafirë të ftuar e shumë qytetarë të Hanit të Elezit me rrethinë ishin prezent te Pllaka Përkujtimore në fshatin Dërmjakë për të përkujtuar ,,100 Vjetorin e Masakrës së Dërmjakut”
Këtë tubim me prezencën e tyre e nderuan edhe nipi i atdhetarit të shquar shqipëtar Hasan Prishtina z. Mehmet Prishtina si dhe Zavendës Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociala z. Berat Luzha.
Manifestimin përkujtimorë me rastin e 100 Vjetorit të Masakrës së Dërmjakut e hapi nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit z. Muzafer Dernjani i cili tha se:
Historia e kombit Shqiptarë ka shumë data të lavdishme të ngjarjeve me rëndësi historike me të cilat u shënuan përpjekjet tona për liri dhe pavarësi.
Me këtë rast, ne duhet të hedhim një vështrim në historinë tonë me plot dhimbje në mënyrë që të nderojmë e të respektojmë në radhë të parë të gjithë ata, të cilët luftuan dhe u sakrifikuan për të drejtat që ne gëzojmë sot, për të gjithë ata që u përpoqën me zemër e me shpirt, që vuajtën dhe u përndoqën, sepse kërkuan që vendi dhe populli i tyre të ishte aty ku e meriton.
Në këtë Manifestimin Përkujtimiorë me rastin e 100 vjetorit të Masakrës së Dërmjakut duke kujtuar të kaluarën dhe historinë, ne ia kujtojmë vetës obligimet që kemi ndaj të gjithë atyre që ranë, u sakrifikuan dhe kontribuan për lirinë.
Ngjarjet dhe zhvillimet e vitit 1912 shënuan kthesën historike dhe vendimtare të krijimit të shtetit shqiptarë , 100 vjetrorin e të cilës do ta shënojmë së shpejti.
100 vjet më parë burrat e shtetit dhe patriotët e shquar Ismail Qemali , Isa Boletini, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi dhe shumë patriot të tjerë vunë firmat e tyre në themelet e Shtetit të ri Shqipëtar.
100-vjetori i Pavarësisë është një çast i jashtëzakonshëm, dhe i veçantë për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që ata jetojnë, në rajon, në Evropë dhe anembanë botës,. Është një çast solemn që na bashkon të gjithëve ne, tha z.Dernjani .
Duke bërë një revokim historik të ngjarjeve të vitit 1912 z. Fadil Curri tha se ky vit, pos 15 të vrarëve të Dërmjakut, anës së Karadakut i kushtoi rreth 3000 të vrarë nga rrethinat e Hanit të Elezit, Kaçanikut, Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Preshevës dhe Anamoravës. Poashtu ky vit e solli edhe një fatkeqësi për shqiptarët e Dardanisë së lashtë, sepse nga Vilajeti i deridjeshëm me kryeqytet Shkupin, në vitin 1912 Kosova u shëndërrua në Banovinë të Vadarit me po këtë kryeqytet, në kuadër të të cilit përfshihej edhe rrethina e Hanit të Elezit. Ky vit Hanin e Elezit e risundoi nga pushtuesi turk nën një pushtues edhe më të egër, atë serb. Ky vit solli edhe burgosjen e trimave të Karadakut, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi me shokë nga pushtuesit serbë në burgun e Kalasë së Beogradit.
Ky popull i Dërmjakut dhe i kësaj ane të Karadakut e të Sharrit përballë nuk kishte zemër e shpirt ta harronte të kaluarën e hidhur as në emër të “vëllazërim-bashkimit e bashkëjetesës” jugosllave, nuk e lënte ndërgjegjeja e forca historike t’i harrojë 15 të vrarët, nuk i lejonin varret e të parëve, gjuha dhe toka e trashëguar shqiptare nëpër histori, nuk lejonin emrat e këtyre të flijuarve për nderin e vet, të familjes e atdheut që janë skalitur në faqen e kësaj pllake përkujtimore.
Veprimtari Shaban Çupi tha se të gjitha këto ngjarje dhe zhvillime tragjike për popullin Shqipëtar nuk kanë mbetur të heshtura edhe nga kronistët e kohës .Duke përmendur disa nga shkrimet e kohës z. Çupi citoj;
Gjithçka ishte shëndruar në kufoma ,hi e pluhur.Kishte fshatra me nga 100-150 shtëpi në te cilat nuk ngeli apsolutisht askush gjallë , i mblidhnin tubë 40 deri 50 njerëz dhe ashtu si ishin grumbull i thernin të gjallë, gazeta ,, Daily Telegraph”
Gazetari Austriak Leo Frojdih me origjinë Hebreje në librin ,,Golgotha Shqipëtare 1912-1913” i përshkruan maskrat e sërbëve në këtë gjuhë:
,,Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjëve .Ata që mundë të ju shpëtonin sëmundjeve ,urisë , plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe,grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej një plumb kokës”.
Urojmë që shekulli në të cilin po jetojmë tani megjithatë të mos jetë më shekull i vajtimeve,i persekutimeve ,dëbimeve ,vrasjeve dhe dhunimeve ,por shekull i zhvillimit ,përparimit dhe finalizimit të aspiratave tona kombëtare karshi botës së qytetëruar tha z.Çupi.
Në emër të banorëve të fshatit Dërmjak të tubuarve në këtë ditë përkujtimore iu drejtua Enver Curri, duke thënë se kjo përmendore është ndërtuar me kontributin e banorëve të fshatit Dërmjakë.
Jemi kujdesur dhe e kemi mirëmbajtur për të mbajtur të gjallë kujtimin për sakrificën e stërgjyshëve tanë. Që nga sotë këtë monument ia kalojmë në përkujdesje institucionit të komunës së Hanit të Elezi që të mbetet si trashëgëmi historike e kësaj treve.
Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe nipi i atëdhetarit Hasan Prishtina z. Mehmet Prishtina i cili tha se përkujtimi i këtyre ngarjeve dhe këto përmendore të ngritura kanë rëndësi të veçantë ngase nderojmë martirët që dhanë jetën e tyre në procesin e shtetëformimt të Shqipërisë por janë edhe dëshmija më e mirë historike e kontributit të kësaj ane në ato zhvillime.
Zyra për Informim
P