Hani i Elezit 22.04.2013
Në 14-vjetorin e rënies për liri, përkujtohen dëshmorët e UÇK-së, Feriz Guri – komandant Shpata dhe bashkëluftëtari i tij Xhevdet Guri.
Për t’i nderuar në këtë përvjetor është mbajtur një manifestimin përkujtimor, në vendin e rënies, në fashtin Gorancë, në afërsi të kufirit Kosovë-Maqedoni, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve komunale të Kaçanikut, Hanit të Elezit,Junikut nga Republika e Maqedonisë, bashkëluftëtarë, familjarë e të afërm dhe qytetarë.
Për të përkujtuar veprën e Komandant Shpatit, para pjesmarrësve me fjalë rasti iu drejtuan kryetari i komunës së Kaçanikut z.Besim Ilaz, kryetari komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma dhe z Rafiz Haliti mysafir nga Republika e Maqedonisë, të cilët mes tjerash vlerësuan lartë veprën dhe sakrificën e Feriz Gurit-Komandant Shpata. Nga folësit, figura e komandant Shpatës është cilësuar si flakadan i lirisë, duke e radhitur në mesin e figurave të mëdha të luftës së UÇK-së.
Pjesmarrësit e këtij tubimi përkujtimorë në emër të familjarëve të dëshmorëve i përshëndeti z.Habib Guri i cili vlerësoi lartë pjesmarrjen e institucioneve dhe qytetarëve në këtë tubim. Ai po ashtu falënderoi edhe banorët e fshatit Gorancë të cilët me punë vullnetare janë angazhuar në mirëmbajtjen dhe rregullimin e pllakës përkujtimore, ndërsa në emër të banorëve të fshtit Gorancë pjesmarrësit i përshëndeti z.Faruk Berisha.
Pranë pllakës përkujtimore, kurora lulesh vendosën kryetari i Komunës së Kaçanikut, z.Besim Ilazi, në emër të komunës Hanit të Elezit, z.Rufki Suma, si dhe familjarët dhe bashkëluftëtarët e dëshmorëve.
Pas këtij takimi përkujtimorë te vendi i rënies në fshatin Gorancë, pjesmarrësit vizituan Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik.
Zyra për Informim