Përkujtuam dëshmorët e kombit nga fshati Krivenik, Ilaz Thaçi dhe Baki Krasniqi, ku bashkë me drejtorë e drejtore komunale, Kuvendin Komunal, stafin ShFMU “Ilaz Thaçi”dhe pjesëmarrës të tjerë nga shoqatat e dalura nga lufta e pjesëmarrës të tjerë, bëmë homazhe tek pllaka e përkujtimore në fshatin Krivenik, ku më 29 Mars 2001 ranë heroikisht Ilaz Thaçi, Baki Krasniqi, Raif Thaçi, si dhe gazetari anglez Karem Lawton, e më
Pas bëmë homazhe edhe tek varret e dy dëshmorëve Ilaz Thaçi dhe Baki Krasniqi.
Nën organizimin e SHFMU “Ilaz Thaçi”, morëm pjesë edhe në manifestimin kushtuar dëshmorit Ilaz Thaçi, mësuesi i cili sakrifikoi veten për nxënësit dhe nxënëset e tij, duke u bërë pishtar i lirisë dhe mburojë e diturisë dhe ardhmërisë, emrin e të cilit me krenari e mban shkolla fillore në Han të Elezit.
Lavdi të rënëve për liri!