Hani i Elezit 10.10.2011
Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ) bashkë me organizatën Safeworld nga Londra si vazhdimësi e nismave të mëhershme për siguri në bashkësi kanë iniciuar projektin e përkrahjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) edhe në komunën e Hanit të Elezit.
Synim i këtij projekti është mbështetja e KKSB-së për të udhëhequr me procesin konsultues me të gjithë aktorët në çështjet e sigurisë në bashkësi,identifikimin dhe nxjerrjen e prioriteteve që lidhen me sigurinë në bashkësi si dhe ndarjen e përvojave me komunat tjera dhe institucionet në nivel qendrorë,
Në vazhdën e këtij aktiviteti FIQ dhe Safeworld sot në komunën e Hanit Elezit mbajtën dy takime të ndara ,një me komunitetin e biznesit dhe tjetrën me kryetarët e fshatrave në mënyrë që nga këto grupe të synuara të marrë informacionet se cilat janë shqetësimet me të cilat duhet të merret KKSB .
Në këtë bashkëbisedim rasti që nga dy grupet është konstatuar se komuniteti në përgjithësi nuk ka probleme te theksuara nga aspekti i sigurisë ,por se janë disa shqetësime të cilat janë të natyrave tjera, të cilët me pak angazhim si të vet banorëve ashtu edhe të ekzekutivit komunal mundë të tejkalohen.
Duke përshëndetur këtë iniciativë të FIQ-it dhe Safeworld kryetari i komunës Rufki Suma tha se ekzekutivi i komunës do të përkrahë cilindo iniciativë që do të ketë për qëllim ofrimin e mundësive dhe hapësirës sa më të madhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendim-marrëse.
Nazim Haliti nga FIQ, tha se qëllimi i FIQ dhe Safeworld është që të zbatoj projekte për siguri në bashkësi duke afruar komunitetin ,qeveritë lokale dhe ofruesve të sigurisë që të punojnë se bashku në zgjedhjen e çështjeve të sigurisë.
Do të bëjmë hulumtime periodike lidhur me situatën e sigurisë, si dhe do të bashkëpunojmë dhe do të mbështesim OJQ-të në ndërtimin e kapaciteteve për tu angazhuar në çështjet e sigurisë ,tha me tej z. Haliti.
FIQ dhe Safeworld për javën e ardhshme kanë paralajmëruar se do të mbajnë edhe dy takime të radhës ku grupe të fokusuar do te jenë të rinjtë dhe nga grupi jo formal i grave të komunës së Hanit të Elezit .
Zyra për informim