Përfunduan punimet tre ditore të organizuara nga organizata ALDA dhe partnerët tjerë, ku u zgjodhën anëtarët e rinjë të bordit, të shpërndarë njëtrajtësisht përgjatë vendeve ku ALDA vepron dhe bashkëpunon, e gjithashtu u mbajtën seanca lidhur me demokracinë lokale, sinergjinë vepruese mes nivelit lokal dhe global, e poashtu edhe kishim mundësinë për tu njoftuar dhe shkëmbyer përvojat tona me përfaqësues të qyteteve tjera nga shtete të ndryshme të Evropës, si dhe me drejtues të organizatave të ndryshme botërore.