Me përfundimin e Javës Kulturore dhe shënimin e 11 Qershorit – Ditës së Çlirimit, u realizua edhe Turneu në Futboll të Vogël, i cili gjithsej në garë kishte 18 ekipe.
Në ndeshjen gjysëmfinale mes Dërshori “Mirsad Idrizaj” dhe Mani Club, me rezultat 4 : 0, finalist u shpallën ekipi Dëshmori Mirsad Idrizaj, të cilët edhe në ndeshjen finale me ekipën Trafa me reziltat 6 : 2, fitues i Turneut në Futboll të Vogël u shpall ekipi Dëshmori Mirsad Idrizaj.
Gjithashtu, u dha edhe çmimi “Këpuca e artë – golashënuesi më i mirë” për Arianit Kozhani.
Poashtu, në kuadër të aktiviteve sportive për nder të Ditës së Çlirimit, u organizua ndeshje mes veteranëve të futbollit, konkretisht mes: SHARRI – UNITETI , me rezultat 2 : 5.
Komuna e Hanit të Elezit falënderon të gjithë ekipet pjesëmarrëse!