Ftesës së përbashkët “Ta pastrojmë Kosovën” iu përgjigjen me shumë sukses edhe qytetarët e komunës së Hanit të Elezit.
Aksioni i cili u përkrah nga komuna e Hanit të Elezit, shoqëria civile, nxënësit e të gjitha niveleve arsimore, institucionet publike, kompania për mirëmbajtjen e pastërtisë ‘Pastërtia”, Kompania Sharrcem, Kompanit Private “Luri Kompani”, Kompania “Krasi”, Kompania “Bajramaliu” dhe e ndihmuar nga Policia e Kosovës duke iu përgjigjën thirrjes për aksionin e madh “Ta pastrojmë Kosovën” dhanë kontributin e tyre me ç’rast u pastruan ambiente të ndryshme, duke filluar nga mjediset ku punohet e veprohet, si shkolla, rrugë, parqe, dhe mjedise tjera.
Koordinatorët e aktivitetit, Drejtoria Komunale për Shërbime Publike dhe Drejtoria e Urbanizmit Kadastrit dhe Mbrojtje të Mjedisit me plane konkrete aktivizuan potencialin e pjesmarrësve në mënyrë që ky aktivitet të përfundojë me sukses.
Angazhimi i kompanive private“Luri Kompani”, Kompania “Krasi”, Kompania “Bajramaliu” me mekanizimine tyre të rëndë është shfrytëzuar edhe për sanimin dhe rregullimin e disa rrugëve lokale të cilat ende janë në gjendje të rëndë nga vërshimet e këtij viti.
Në ndihmë u doli edhe kompania “Pastërtia”, e cila mblodhi thasët e grumbulluar me mbeturina të ndryshme.
Aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” iu përgjigjen edhe individët me makinerit personale si z.Nermin Osmani i cili pastroi rrugët e qytetit.
Aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” përçoi edhe mesazhin e fuqishën tek të gjithë qytetarët e komunës për përkujdesje ndaj ambientit, por edhe ndaj vet hapësirave ku jetojmë dhe veprojmë.
