Hani i Elezit 25.04.2014
Përfaqësuesit e Agjencisë Shtetërore për mbrojtjen e të Dhënave Personale, zyrtari mbikëqyrës shtetëror për mbrojtjen e të dhënave personale z.Aleksandar Spacić dhe zyrtari për hetim – inspektim në këtë agjencion z.Artan Ismajlaj qëndruan për një vizitë pune në komunën e Hanit të Elezit.
Ata u pritën nga kryetari i komunës Rufki Suma.
Në takim ku ishte present edhe Bajrush Laçi, zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në komunën e Hanit të Elezit, pas inspektimit të parë të rregullt në komunën e Hanit të Elezit, mbikëqyrësi shtetëror ishte mjaft i knaqur me punën të cilën e gjetën në komunën e Hanit të Elezit duke marrë parasysh atë se si komunë e re ka arritur të jetë një ndër komunat e cila ka arritur suksese të ndryshme në fusha të kompetencave të saj.Gjatë takimit kryetari Suma shpalosi arritjet e komunës të cilat janë bërë me angazhim të përkushtuar.
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës është një agjenci e re dhe bie në sferën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë dhe themelimi i kësaj agjencise është mbi bazën e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave të Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në majin e vitit 2010.
Të dhënat e qytetarëve lihen, plasohen ose jepen gjithkund për të realizuar një interes legjitim personal. Të dhënat plasohen për raste dhe nevoja të ndryshme si punësimi, studimi apo interesa tjera të përditshme të qytetarëve. Këto të dhënat personale mundë të jenë të lëndueshme në aspektin e sigurisë dhe të cenohen edhe gjatë vëzhgimeve me kamerë, apo forma të ndryshme të përdorimit të tyre. Me një fjalë, e dhëna personale ka akces shumë të madh dhe nëse nuk punohet në baza ligjore, mundësia e keqpërdorimit është shumë e madhe. Në këtë drejtim vepron Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe roli i agjencisë është mbikëqyrja e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. E dhëna personale dhe privatësia e qytetarëve është pjesë e të drejtave të njeriut në deklaratën universale të drejtave të njeriut; parimi numër një i deklaratës është dinjiteti i njeriut, çështja e ruajtjes së integritetit të tij të brendshëm dhe ruajtjes së të dhënave të tij personale. Të dhënat personale duhet të përpunohen në mënyrë ta paanshme dhe të ligjshme, të jenë adekuate, relevante dhe të mos tejkalojnë qëllimin e grumbullimit dhe atë vetëm për qëllime të caktuara, të qarta dhe legjitime, të jenë të sakta dhe të përditësuara. Të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin janë grumbulluar.
Zyra për Informim