Në vigjilie të manifestimi qendrorë me rastin e Shënimit të 11 Qershorit” Ditës së Çlirimit” të Hanit të Elezit me iniciativën e komunitetit të biznesit në komunën e Hanit të Elezit është realizuar edhe një aktivitet humanitarë.
Vetaranit të UÇK-së Adem Kalisit i vëhet gurthemeli i shtëpisë.
Kjo iniciativë është në vargun e shumë aktiviteteve të komunitetit të biznesit në komunën e Hanit të Elezit të cilët këtë vit vendosën që me shtëpi të re ta gëzojnë familjen e veteranit të UÇK-së Adem Kalisin.
Aktin e vënies së gurthemelit në emër të komunitetit të biznesit e bënë z.Hebib Dernjani dhe z,Refik Luri, Haxhi Fejzulla Krasniqi, në emër Shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së z.Shaban Curri në emër të komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma dhe kordinatori për realizimin e kësaj shtëpie z.Rexhep Shkreta.
Sipas anëtarëve të kësaj iniciative kjo shtëpi do të realizohet në tërësi nga kontributet vullnetare të kompanive dhe individëve të cilët kanë shprehur dëshirë për të kontribuar në këtë projekt.
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit me këtë rast falënderoi komunitetin e biznesit për këtë inciativë duke u zotuar se edhe komuna si institucion do të kontribojë që kjo shtëpi të realizohet sa më shpejt.