Hani i Elezit 24.06.2013
Caritasi i Luksemburgut përmes strategjisë ”Zbutja e varfërisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm 2011-2013’’dhe komuna e Hanit të Elezit, përmes nënshkrimit të ,,Kontratës për Investime në Projekte të Përbashkëta”, kanë realizuar një mori të projekteve në shumë fusha në fshatin Seqishtë si përfituese në procesin e konkurimit të zhvilluar nga ana e Caritas-it të Luksembourgut . Ky bashkëpunim i referohet sektorit të Arsimit,Shëndetësisë dhe Veprimtarive për gjenerimin e të ardhurave që po realizohet qe dy vite në fshatin Seqishtë.
Duke mbështetur sektorët e përmendur Caritasi po ndjekë qasjen e plotë dhe integruese në mënyrë që të zhvillojë komunitetin e fshatii Seqishtë, si dhe komunën e Hanit të Elezit në të mirën e të gjithë banorëve. Komuniteti i fshatit Seqishtë edhe këtë vit identifikojë prioritetet në sektorët e përmendur në përputhje me nevojat dhe aktivitetet e realizueshmërisë dhe në përputhje me Strategjinë Zhvillimore të Komunës së Hanit të Elezit
Në vazhdën e realizimit të këtyre projekteve në segmentin që i referohet sektorit të Arsimit dhe Kulturës sot me një solemnitet rasti është vë gurthemeli për ndërtimin e "Qendrës Rinore" në fshatin Seqishtë..
Në aktin e inagurimit të fillimit të ndërtimit të Qendrës Rinore morrën pjesë banorë të fshatit Seqishtë, zyrtarë nga Projekti i Caritas-it dhe zyrtarë komunal, ndërsa gurthemelin e këtij objekti në mënyrë solemne e vënë nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Muzafer Derenjani dhe Ardian Hasani, Shef i Misionit të Caritasit në Kosovë.Që të dy zyrtarët vlerësuan shumë lartë bashkëpunimin e deritashëm cili ka rezultuar me një përkrahje të fuqishme në shumë fusha të rëndësishme të sektorit të arsimit.
Qendra rinore në fshatin Seqishtë do të jetë aneks funksional me shkollën fillore në këtë fshat dhe do të ketë sipërfaqe të shfrytëzueshem prej 105 m katrorë. Vlera e përgjithshme për realizimin e këtij projekti është 36.445.oo € ndërsa kompania SH.P.K “Prishtina“ është zotuar se do ta realizojë projektin për 40 ditë.
Zyra për Informim