Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e tetë të rregullt për vitin 2016 .
Me punën e Kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i kuvendit Qamush Brava, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive përkatëse
Komuna e Hanit të Elezit në vitin 2017 do të ketë edhe 305,960.67 € më shumë për investime kapitale apo në total 736.737,oo .
Kjo rritje është realizuar bazuar në amandamentimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal të aprovuar në Kuvend me datë 14 korrik 2016.
Qarkorja Buxhetore 2017/02 për komunat, ofron sqarime shtesë për kriteret e aplikuara për shpërndarjen e pjesës prej 2.7% te grantit të përgjithshëm për 14 komuna me numër të popullsisë nën 22,000 banorë.
Drejtori për Buxhet dhe Financa Shabi Rexhallari duke prezentuar i informatës mbi Qarkoren e dytë të brendshme buxhetore tha se për vitin 2017 Komuna e Hanit të Elezit do të ketë buxhetin në vlerë prej 2,406,534,00 Euro
Ndryshe këshilltarët e kuvendit të komunës gjatë seancës së tetë të rregullt shqyrtuan këto pika të rendit të ditës.
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Shqyrtimi i raportit të punës së kryetarit të komunës për periudhën Janar – Qershor 2016.
3. Miratimi i raporti financiar për periudhën janar – qershor 2016 për Komunën e Hanit të Elezit.
4. Shqyrtimi i draft rregullores për taksa, tarifa dhe gjoba komunale për vitin 2017.
5. Shqyrtimi i draft rregullores për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin 2017.
6. Shqyrtimi i informatës mbi suksesin e arritur të nxënësve në SHFMU dhe SHML në fund të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015-2016.
7. Shqyrtimi i informatës mbi raportin e shpenzimeve për "Javën Kulturore" 2016.
8. Shqyrtimi i informatës mbi raportin e auditorit të përgjithshëm për Komunën për vitin 2015.
9. Shqyrtimi i planit të veprimit të Komunës së Hanit të Elezit për adresimin e rekomandimeve të raportit të auditimit 2015.
10. Shqyrtimi i informatës mbi Qarkoren e dytë të brendshme buxhetore.
11. Miratimi i propozim vendimit për këmbimin e pronës shoqërore me pronë private.
12. Informatë lidhur me vendimin e Qeverisë për Themelimin e Kompanisë Publike për menaxhimin e mbeturinave.