Komuna ka filluar procesin e vaksinimit të gjedheve kundër sëmundjes klostridiale, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të bagëtive dhe përmirësimit të prodhimtarisë bujqësore.
Në këtë fazë do të vaksinohen gjithsej 833 gjedhe në të gjitha fshatrat e komunës. Vaksinimi realizohet nga ekipet veterinarë dhe është falas për të gjithë fermerët.
Ftojmë pronarët e bagëtive të bashkëpunojnë për një proces të suksesshëm dhe për një bujqësi më të shëndetshme.