Hani i Elezit 13.12.2011
Caritasi i Luksembourg-ut përmes strategjisë,, Zbutja e varfërisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm” 2011-2013’’dhe komuniteti i fshatit Seqishtë me datë 12.12.2011 nënshkruan ,,Kontratë për Investime në Projekte të Përbashkëta”
Komuniteti i fshatit Seqishtë përmes procesit të konkurimit të zhvilluar nga ana e Caritas Luksembourg,kishte aplikuar në kuadër të projektit,, Zbutja e varfërisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm’’ dhe pas vlerësimit të të gjithë formularëve është përzgjedhur për një bashkëpunim të përbashkët tre vjeqarë 2011-2013.
Ky bashkëpunim do ti referohet sektorit të Arsimit,Shëndetësisë dhe Veprimtarive për Gjenerimin e të Ardhurave dhe do të zbatohet në komunitetin e fshatit Seqishtë.
Duke mbështetur sektorët e përmendur Caritas do të ndjekë qasjen e plotë dhe integruese në mënyrë që të zhvillojë komunitetin e fshatii Seqishtë,si dhe komunën e Hanit të Elezit në të mirë të të gjithë banorëve.
Komuniteti i fshatit Seqishtë në tre vitet e ardhëshme do të identifikojë prioritetet në sektorët e përmendur në përputhje me nevojat dhe aktivitetet e realizueshmërisë të cilat do të prezentohen dhe do të diskutohen me komunën në mënyrë që të jenë në përputhje me Strategjinë Zhvillimore.
Buxheti i gjithmbarshëm preliminar nga Caritas Luksembourg për komunitetin e fshatit Seqishtë deri në fundë të vitit 2013 do të jetë 316.459.75 € dhe do të përfshihen të gjitha aktivitete në sektorët e paraparë.
Komuna e Hanit të Elezit si bashkëfinancuese në kuadër të kësaj marrëveshje do të kryej investime financiare për secilin aktivitet me 30 përqind gjë që rezulton në shumë prej 83.882.93 €.
Nga shumat e mjeteve për investime nga Caritas dhe komuna e Hanit të Elezit, fshati Seqishtë do të ket në dispozicion 400.000.oo € për ti implementuar në projekte të ndryshme deri në fundë të vitit 2013.
Me nënshkrimin e kësaj marrveshje fshatit Seqisht në veçanti, por edhe komunës së Hanit të Elezit në tërsi, i kemi siguruar një fondë të qëndrueshëm edhe për dy vitet e ardhëshme tha kryetari i komunës Rufki Suma.
Jamë shumë i sigurtë se komuniteti i fshatit Seqisht do të ketë ide dhe kreativitet që këto mjete do ti investoj në projekte afatgjate në të mirë të banorëve të vetë ,ndërsa komunës do ti ipet mundësia që me mjetet buxhetore të përqëndrohet dhe të investoj në komunitetet tjera të komunës që po ashtu presin që të përfshihen në plananet e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social tha z.Suma.
Zyra për informim