Sot u pensionua njëri ndër punëtorët e dalluar dhe të respektuar të Komunës së Hanit të Elezit, Latif Shkreta, të cilit për afro 23 vjet iu besua detyra për ruajtjen e sigurisë së zyrtarëve dhe objektit komunal me përgjegjshmëri të lartë.
Mungesa e tij në vendin e punës që e mbajti për 23 vjet do të ndihet, por dyert e Komunës tonë tashmë janë të hapura për të si një mik dhe ish koleg.
Në emër timin personal, në emër të stafit qeverisës dhe gjithë zyrtarëve komunal, falënderoj mikun dhe ish-kolegun tonë për kontributin dhe mundin e derdhur në shërbim të institucionit komunal, si dhe me rastin e pensionimit i dëshiroj shëndet dhe jetë të gjatë.