Pas një jave qëndrimi në qendrën e skijimit në Brezovicë, , pjesë e projektit “Drejt Malit”, sot u kthyen nxënësit/et e SHFMU “Veli Ballazhi”-Gorancë dhe SHFMU “Kështjella e Diturisë”-Paldenicë, ku kishin mundësinë të njiheshin me sportin e skijimit, por edhe të socializoheshin me moshatarët e tyre përmes aktiviteteve të ndryshme.
Në garat e skijimit për meshkuj, nxënësit tanë erdhën me çmime, Fatlum Laçi me vendin e parë dhe Granit Dernjani me vendin e tretë.
Falënderoj prindërit e nxënësve për besimin e tyre, mësmdhënësin Bujamin Berisha për angazhimin, Fatlumin dhe Granitin për çmimet e marra dhe të gjithë djemtë e vajzat e tjera që treguan korrektësi gjatë qëndrimit 1 javor në Brezovicë.