Sot zhvilluam takim me përfaqësues nga Komisioni shtetëror, poashtu edhe me komisionin komunal për vlerësimin e dëmeve, ku nga ky takim kryesuesi i komisionit, z.Kastriot Lajçi, dhe zyrtari i financave , z.Bashkim Mehmetaj, na dhanë rekomandimet e tyre rreth procedurave dhe hapave që duhet t’i ndërmarrim me këtë rast.
Pas takimit, u dakorduam që të gjitha rekomandimet e tyre të zbatohen dhe do të dalim me një njoftim të dytë përmes së cilës do të hapet njoftimi për aplikimin për kërkesë për dëmet e shkaktuara nga fatëkeqësitë natyrore.
Po ashtu, kryetari Ballazhi ka falënderuar të pranishmit për gatishmërinë e treguar që brenda kompetencave të tyre t’i dilet në ndihmë familjeve që pësuan dëme materiale.
Edhe nga ana e të pranishmëve, është bërë e ditur se vetëm të mobilizuar e së bashku mund të tejkalohen situata të tilla të cila prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve të vendit tonë.