Hani i Elezit 02.05.2013
Organizata për Bashkëpunim e Siguri në Evropë (OSBE) është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në nivelin lokal në të gjitha komunat e Kosovës”, si vazhdim të projektit te mëparshëm të vitit 2012 “Ngritja e pjesëmarrjes së grave në proceset vendimmarrëse në rajonin e Gjilanit”. Edhe këtë vit, OSBE-ja vazhdon që të forcoje kapacitetin, rolin, performancën dhe me këtë edhe ndikimin e përfaqësueseve femra në jetën politike dhe publike, me qëllim të përmirësimit të mëtutjeshëm të baraspeshës së pjesëmarrjes së grave në regjionin e Gjilanit.
|
OSBE këtë trajnim e organizoi edhe në Komunën e Hanit të Elezit me grupet joformale të grave nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Komuna e Kaçanikut. Në emër të komunës së Hanit të Elezit pjesmarrëset e këtij projekti i përshëndeti Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit z.Menduh Vlashi. Ai ndër të tjerat tha se bashëpunimi i komunës së Hanit të Elezit me Zyrën Regjionale të OSBE-së tashmë ka një traditë shumë të mirë dhe këtë trajnim e konsiderojmë vazhdimësi të bashkëpunimit. Tema e cila trajtohet sot gjithsesi është e mirëseardhun në përpjekjet tona të përbashkëta për fuqizimin e rolit të gruas në proceset vendimarrëse tha z. Vlashi Lidhur me projektin “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në nivelin lokal në të gjitha komunat e Kosovës” pjesmarrëseve iu drejtua znj.Sadete Tërrnava e cila tha se ky projekt është vazhdimësi e projektit të mëparshëm “Ngritja e pjesëmarrjes së grave në proceset vendimmarrëse në rajonin e Gjilanit” dhe si temë është përzgjedhur si rekomandim i kësaj punëtorie Ligjeruesi në këtë punëtori Drejtori i OSBE-së në Gjilan, z.Ulrich Biffar, tha se ky trajnim është organizuar për të rritur mundësitë e komunikimit të grave në përgjithësi dhe në veçanti komunikimin e tyre me qytetarët, audiencën apo elektoratin. |
|
Në komunikim ka rol të rëndësishëm edhe dukja para të tjerëve, veshja, buzëqeshja, qëndrimi në skenë. Drejtori Bifar në prezantimin e tij shkoqiti në detaje llojet e komunikimit, mënyrën e komunikimit, standardet dhe protokollet e komunikimit zyrtar e politik si dhe sjelljet që duhet t’i ketë një politikane para qytetarëve. Ndërsa nga pjesmarrëset në këtë trajnim u tha se këto trajnime janë mundësi e mire për të zhvilluar shkathtësinë në komunikim, janë të mirëseardhura për proceset në vijim gjatë zhvillimeve politike, por edhe të komunikimit me qytetarë, media dhe komunikim zyrtar . |
Zyra për Informim