Edhe qytetarët e komunës së Hanit të Elezit i janë përgjigjur ftesës ,,Ta pastrojmë Kosovën -24 maj 2012” .
Aksionit të madh të pastrimit të qytetit i organizuar nga Komuna e Hanit të Elezit në partneritet me Ndërmarrjen për menagjimin e mbeturinave ,,Pastërtia” i janë përgjegjur një numër i madh i subjekteve afariste, fabrika e Cimentos ,,Sarrcem”, QKMF-ja ,kompania ,,Kras” Policia e Kosovës, Kompania ,,Higjiena “OJQ-të ,EVSB-ja ,nxënësit dhe profesorët e të gjithë shollave fillore dhe të mesme, si dhe një numër i madh i qytetarëve. Gjatë aksionit janë pastruar shumë rrugë dhe hapsira publike, në tërë territorin e Komunës së, Hanit të Elezit.
Rufat Shkreta Drejtorë i DSHP-së të komunës së Hanit të Elezit tha se aksionin gjithpërfshirës ,,Ta Pastrojmë Kosovën’’ mundë ta deklarojmë se e kemi realizura me shumë sukses. Kësaj ftese iu kanën përgjigjur më se 1200 vullnetarë dhe gjatë këtij aksioni kemi grumbulluar mbi 9 tonë mbeturina dhe kemi realizuar 95 % të asaj që kishim planifikuar për të realizuar me këtë aksion.
Zyra për Informim