Në një takim me z.Fadil Bajraktari – Drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Sami Behrami – Shef i Sektorit për Zonat e Mbrojtura, diskutuam mbi zonat dhe objektet natyrore që posedon Komuna e Hanit të Elezit dhe të cilët na dorëzuan elaboratin e hulumtimit të kryer nga Zyrtar të Institutit dhe zyrtarë komunal, ku edhe na propozuan që këto zona të hyjnë në listën e zonave të mbrojtura.
Këto zona janë:
1. Parku dhe Ujëvara në Han të Elezit
2. Kanioni në fshatin Dremjak
3. Trungu i Bungëbundës në fshatin Dremjak
4. Trungu i Bungëbundës në fshatin Gorancë
5. Kepi i gjatë dhe burimi i ujit në fshatin Pustenik
Përveç evidentimit të zonave që i plotësojnë keiteret për mbrojtje, gjatë këtij hulumtimi janë evidentiar edhe veçori tjera të Komunës së Hanit të Elezit, si flora, fauna, vegjetacioni, hidrografia, karakteristilat gjeologjike, etj.
Falënderoj ekipin punues për punën e tyre në terren dhe Institutin për Mbrojtjen e Natyrës për përkrahjen gjatë këtij procesi.