Hani i Elezit 10.05.2012
Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi ka realizuar projektin ,,Sigurimi në Trafik” me nxënësit e shkollave fillore të komunës së Hanit të Elezit.
Projekti është realizuar në bashkëpunim me organizatën ,, ICITAP” Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Hanit të Elezit dhe Policinë e Kosovës.
Ky projekt është realizuar në Shkollën Fillore ,, Ilaz Thaçi “ të Hant të Elezit , Shkollën Fillore ,, Kështjella e Diturisë “ në fshatin Paldenicë dhe në Shkollën Fillore ,, Veli Ballazhi “ në fshatin Gorancë.
Lidhur me projektin në fjalë rretha sigurisë në trafik për nxënësit e shkollave fillore ishin përgatitur edhe ligjërata të cilat ui prezantuan nxënësve të shkollava nga z. Shyqeri Trena pjesëtarë i policisë së Kosovës për resurse shkollore.
Në fundë të trajnimit dhe ushtrimeve interaktive nxënësve iu shpërndanë Certifikata ,, Shërbimi për Siguri në Trafik” rrethe sigurisë së fëmijëve në rrugë
Zyra për Informim