Në gjashtëmujorin e pare të vitit 2015 në Qendrën për Shërbimin e Qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit shënohet numri më i madh i lëndëve përkatësisht kërkesave të qytetarëve për shërbime të ndyshme në këtë qendër.
Kështu u tha në raportin e prezentuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Hanit të Elezit z.Fari Kalisi në takimin e rregullt të Bordit të Drejtorëve.
Deri sa në gjashtëmujorin e pare të vitit 2014 kanë qenë 4330 lëndë të regjistruara, këtë vit kemi 6427 lëndë në periudhën e njejtë kohore pra 2097 lëndë apo gati 50% më shumë kërkesa të parashtruara.
Drejtori Kalisi theksoi edhe efikasitetin e Drejtorive përkatëse në shqyrtimin e lëndëve me ç’rast tha se në momentin e nxjerrjes së raportit kanë qenë vetëm 11 lëndë në pranim,112 në proces ndërsa për 6272 palët kanë marrë përgjigjeje sipas kërkesës së parashtruar, theksoi drejtori Fari Kalisi.
Në takimin e Bordit të Drejtorëve u diskutua edhe lidhur me përgaditjet e komunës për pritjen sa më të mire të bashkatdhetarëve tanë. Në këtë kontekst Kryetari i Komunës Rufki Suma kërkoi mobilizim të shtuar të administratë së komunës në mënyrë që bashkëatdhetarëve tanë të ju afrohen të gjitha shërbimet në afat sa më të shkurtë.
Kryetari Suma obligoi drejtorët që sipas vlerësimit të merret vendim për orar të shtuar të punës apo nëse është nevoja të punohet edhe të shtuneve dhe të dielleve.