Në qendrën e qytetit do të realizohen punime për zëvendësimin e gypit ekzistues të ujësjellësit me gyp të ri.
Gjatë kësaj periudhe mund të ketë pengesa në qarkullim dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Ekipet përgjegjëse do të angazhohen që ndërprerjet të sanohen sa më shpejt.
Ky investim i Drejtorisë për Shërbime Publike synon eliminimin e kyçjeve ilegale, zvogëlimin e humbjeve në rrjet, uljen e kostos së prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së ujit.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë realizimit të punimeve