Komuna e Hanit të Elezit njofton të gjithë fermerët se ka filluar sezoni i korrjes së grurit në territorin e komunës. Me këtë rast, urojmë një sezon të mbarë dhe rendimente sa më të larta për të gjithë prodhuesit bujqësorë. Njëkohësisht, apelojmë që gjatë zhvillimit të korrjeve të respektohen masat e sigurisë në punë, të përdoret me kujdes mekanizimi bujqësor dhe të shmanget ndezja e mbetjeve bimore në ara, me qëllim të parandalimit të zjarreve dhe mbrojtjes së mjedisit. Komuna e Hanit të Elezit falënderon të gjithë fermerët për kontributin e tyre të vazhdueshëm në zhvillimin e bujqësisë dhe forcimin e prodhimit vendor.