Ju njoftojmë se më 5 gusht, duke filluar nga ora 10:00, në hapësirën para objektit të Komunës së Hanit të Elezit, do të mbahet Panairi Tradicional Bujqësor nën organizimin e Komunës së Hanit të Elezit, LAB dhe IKC.
Panairi do të mbledhë prodhues, fermerë dhe përpunues lokalë, të cilët do të ekspozojnë produktet e tyre vendore dhe do të promovojnë vlerat e bujqësisë së komunës sonë.
Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të mbështesin prodhuesit tanë vendorë, duke kontribuar në promovimin dhe zhvillimin e bujqësisë lokale.
Data: 5 gusht 2026
Ora: 10:00
Vendi: Hapësira para objektit të Komunës së Hanit të Elezit
Mirë se vini!