Hani i Elezit 07.09.2011
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma sot kishte një takim me Prefektin e Komunës së Studeniçanit z. Fati Iseni nga Republika e Maqedonisë .
Pas një vizitë në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dy kryetarët kishin një takim që mundë të cilësohet më shumë vëllazëror se sa protokollarë, duke iu dhënë rasti që të shpalosin shumë mundësi e ide për një bashkëpunim afatgjatë të këtyre dy komunave.
Fushat e Arsimit, Kulturës ,shkëmbim të ideve dhe përvojave ,por edhe gadishmëri që si dy komuna ne formë partneriteti të angazhojnë potencialin e përbashkët për të konkuruar në projekte që do avanconin bashkëpunimin ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
Komuna e Studeniçanit si një nga 17 komunat e qytetit të Shkupit me afro 20.000 banorë me shumicë shqiptare, ka potencial që të jetë partnere e fuqishme e komunës së Hanit të Elezit tha z.Iseni dhe se me këtë parteneritet dy komunat mundë të jenë shembull për të inicuar një bashkëpunim më të fuqishëm të komunave që kufizohen përgjat kufirit ndërshtetrorë dhe se duhet bërë ç’është e mundur që kufiri në as një mënyrë të mos jetë pengesë për një komunikim normal të shqiptarëve.
Duke iu përgjigjur gadishmëris së komunës së Studeniçanit ,Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma tha se komuna e Hanit të Elezit do ti ketë dyert e hapura për të gjitha komunat në anën tjetër të kufirit , që do të jenë të gatshme që në bazë të interesit të përbashkët dhe në të mirë të qytetarëve të ndërtojmë forma të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ,ngase me këta komuna nuk na lidhë vetë aspekti zhvillimorë e strategjik ,por edhe familjarë.
Dy kryetarët u dakorduan që së shpejti këtë takim ta konkretizojnë edhe zyrtarisht me Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi.
Duhet të theksohet se ky takim ishte inicuar nga Agjensioni i Lajmeve INA nga Shkupi.
Zyra për Informim