Një mbrëmje të përbashkët me ushtarët e FSK-së nga Hani i Elezit, duke ndarë iftarin në një atmosferë respekti dhe mirënjohjeje. Ishte një moment i veçantë për të shprehur vlerësimin tim për përkushtimin, disiplinën dhe gatishmërinë e tyre në shërbim të vendit. Mbështetja ndaj forcave tona të sigurisë mbetet prioritet dhe përgjegjësi e përbashkët kombëtare.