
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS) financuar nga SDC-ja (Swiss Agency for Development and Cooperation), dhe e cila zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation ka filluar realizimi i projektit :
Rehabilitimi i rrugicave në fshatrat Dimcë dhe Seçishtë” të Komunës së Hanit të Elezit.
Ky projekt ka për synim zhvillimin dhe përmirësimin e më tejmë të infrastruktures në komunën e Hanit të Elezit.
Qeveria e Zvicrës me shumë projekteve të realizuara në komunën e Hanit të Elezit përmes LOGOS-it dhe tani si vazhdimësi me DEMOS-in është bërë aleat i forte i komunës së Hanit të Elezit në zhvillimin e gjithmbarshëm dhe me investimet dhe projektet konkrete po reflektonë pozitivisht në shërbimin e qytetarëve.
Implementuese e projektit do të jetë “Gërlica Company” shpk Ferizaj.